Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Bashkëshorti iu gjakos në protestë, shpërthen në ulërima gruaja e policit të plagosur: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t’i shuhet familja!

AutoktonPublikuar më 17.10.2026Përditësuar më 17.10.2026Lexim prej 1 minutash

Bashkëshortja e një efektivi të Policisë së Shtetit të plagosur gjatë protestës ka reaguar me tone të forta nga ambientet e Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtim mjekësor.

E revoltuar për sulmin ndaj të shoqit, ajo u kërkoi protestuesve të mos e drejtojnë dhunën ndaj punonjësve të Policisë, duke thënë se efektivët nuk duhet të bëhen shënjestër e zemërimit politik.

“Çfarë keni me Policinë? A e keni me Ramën? A e keni me Partinë Demokratike? Pse nuk shkoni dhe dëmtoni institucionet shtetërore, por Policinë?”, dëgjohet të thotë ajo në video.

Reklamë

Më tej, gruaja shprehet e shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit dhe lëshon një paralajmërim të fortë ndaj personit që, sipas saj, e ka goditur.

“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja”, deklaron ajo.

Pamjet përcjellin edhe tensionin e fortë që protestat kanë prodhuar përtej rrugës, te familjarët e efektivëve të lënduar gjatë përplasjeve.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë