Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum

AutoktonPublikuar më 17.10.2026Përditësuar më 17.10.2026Lexim prej 1 minutash

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të mëdha dhe tri të tjera në funksion mbështetës.

Dy anijet kryesore i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri anijet e tjera janë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës deri më 20 tetor, kur parashikohet largimi i tyre nga ujërat e gjirit.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë