Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Çfarë po ndodh Zjarr në ambientet e Top Albania Radio! Ndërpritet programacioni i mëngjesit, Ledion Liço: Jemi të shokuar

AutoktonPublikuar më 22.10.2026Përditësuar më 22.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit, ambientet e Top Albania Radio. 

Flakët kanë djegur studiot, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”. 

Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.  

Reklamë

Vetë stafi i emisionit ka dalë me një njoftim: "Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni 'Wake Up' nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!" 

Një reagim ka patur dhe nga drejtori i radios, Ledion Liço, i cili shprehet se janë të shokuar, por po punojnë për t'iu kthyer normalitetit.  

"Një mëngjes i trishtë për @topalbania.radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t'iu kthyer normalitetit, duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë"- shkruan Liço.

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio! Ndërpritet programacioni i

Artikuj të ngjashëm

Reklamë