Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qipro, ku një baba beqar u arrestua nga policia menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, pasi kishte braktisur vajzën e tij 11-vjeçare të vetme në shtëpi për dy ditë për të ndjekur ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, Pafos FC.
Sipas të dhënave që po hetohen nga autoritetet, babai kishte udhëtuar në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e Paphos FC kundër Dynamo City, e zhvilluar në Elbasan për eliminatoret e Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Arrestimi i tij u bë në Aeroportin e Pafos sapo mbërriti delegacioni i tifozëve. Mediat e huaja raportojnë se, ndaj tij është ngritur zyrtarisht padi në Gjykatën e Qarkut të Pafos për braktisje dhe ekspozim të fëmijës ndaj rrezikut, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të minorëve.
Ngjarja u zbulua pasi fqinjët e familjes njoftuan autoritetet se e mitura kishte mbetur pa asnjë mbikëqyrje. Oficerët e policisë që shkuan në banesë gjetën 11-vjeçaren të vetme, e cila u tha se babai i saj kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për ndeshjen e futbollit.
Pas këtij konstatimi, Shërbimet e Mirëqenies Sociale morën menjëherë në mbrojtje të fëmijën. Gjatë seancës paraprake, gjykata urdhëroi lirimin e tij me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 15,000 eurosh. Babai i fëmijës do të rimarrë fjalën para togave të zeza më 18 shtator, ku pritet të japë përgjigje përfundimtare për akuzat e ngritura



