Deklarata e fortë e Sazan Gurit: “Nëse është e vërtetë, nga sot nuk jam më bektashi

Thonë sipas mediave franceze se në shtator do të shpallet shteti 'Minishtet bektashi', me pashaportën e vet, me kufij të vet, me paranë e vet, etj., si këto, por që do të përbëjë rast unikal në Botë sesi një mikroshtet si Shqipëria të kthehet në copëza shtetesh?!
Cfarë do të ndodhi më pas?
Krijohet precedenti që Kushtetutën e Shqipërisë tashmë e shqyer, të japë rast për 'Asosacione serbe' në Shkoder, greke në Himar-Finiq e Konispol, dhe mbi të gjitha 'Minishtet' me qendrën Vlorë për zionstët izraelitë!
Të gjitha këto në një kohë - a janë rastësi, të dashur qytetarë?
Ndaj unë deklaroj:
Nëse kjo ndodh në Shtator, ku disa betkashinj do të ndihen mirë se iu përkëdhelet sedra, unë nuk do të jem më pjesë e këtij besimi sepse:
1. Para se të jem bektashi nga babai jam shqiptar.
2. Para se të jem musliman nga nena jam stërnip i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
3. Para se të jem ortodoks nga fshati i gruas jam arbnor i shtetit të arbërit.
4. Para se të hem i besimit katolik që i dua fort, jam ilir.
5 Dhe para se të jem i besimit pagan - jam bir i denjë i të parëve tanë qysh para historisë si ata pellazg!
Ndaj bektashi mos rri, por duku shqiptar dhe mos prano kurrësesi ndarjen e mëmës Shqipëri!



