Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

“Dimë shumë më tepër, por nuk do i themi sonte”, Ervin Demo ‘gjen’ fajtorët: Tërhiquni sa nuk është vonë

AutoktonPublikuar më 14.10.2026Përditësuar më 14.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, reagoi për protestën duke dënuar dhunën, zjarrvëniet dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Ai akuzoi forca politike dhe persona të tjerë për nxitjen e tensioneve, duke theksuar se studentët nuk janë kundërshtarë të qeverisë.

Demo u bëri thirrje studentëve të kërkojnë përmirësime përmes dialogut, ndërsa paralajmëroi përgjegjësi ligjore për personat e përfshirë në akte dhune.

Reklamë

Në reagimin e tij, ministri falënderoi Policinë e Shtetit për profesionalizmin dhe u kërkoi qytetarëve të Tiranës të ruajnë qetësinë.

“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë“, tha mes tjerash.

Më tej, Demo tha se nuk ka asnjë shans që Shqipëria të kthehet mbrapa.

“Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës“, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë