“Ku është Edi Rama?”, Artan Hoxha: Shteti është fshehur si struci, i kanë lënë policët të hanë dru

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mosveprimin e policisë në disa situata gjatë protestës së sotme, duke thënë se sipas tij, ka ndodhur për të shmangur plagosjet e rënda nga të dyja palët.
Hoxha tha se situata e krijuar rrezikon sigurinë kombëtare, teksa shtoi se qeveria është fshehur “si struci”, duke i lënë efektivët e policisë të vetëm përballë dhunës.
“Ku është fshehur kryeministri i Shqipërisë? Duhet të dalë dhe të flasë, qoftë për ata që e kanë votuar. Nuk mund të fshihet më kryeministri. Dalin në protestë djem të rinj, nuk ka asnjë lloj reagimi.
Shteti fshihet si struci dhe i lë policët aty të hanë drurin, gurin dhe sharjet, atëherë ku jemi? Kjo situatë rrezikon seriozisht sigurinë kombëtare, dhe ti ia lë në dorë vetëm policëve atje”, u shpreh gazetari Hoxha në “Euronews”.



