Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Shqipëria ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë

Kapiteneria e Portit të Durrësit bën me dije se ka ndaluar dje, më 28 gusht, hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, që lundron nën flamurin e Sierra Leones. Anija është listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbimet e tjera si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Në databazën zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si anije e përfshirë në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj në kundërshtim me embargon e luftës së G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”. Sipas të dhënav…
Kapiteneria e Portit të Durrësit bën me dije se ka ndaluar dje, më 28 gusht, hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, që lundron nën flamurin e Sierra Leones.
Anija është listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbimet e tjera si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Në databazën zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si anije e përfshirë në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj në kundërshtim me embargon e luftës së G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”.
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi ukrainas, në shtator të vitit 2025 “Hanuman” ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë.
GUR evidenton gjithashtu raste të fikjes së sistemit të identifikimit automatik, AIS, si dhe hyrje të anijes në porte ruse. Në të dhënat e publikuara për “Hanuman” përfshihen edhe disa nga portet që anija ka vizituar, mes tyre Durrësi.
Vendimi i Kapitenerisë së Durrësit për të mos lejuar hyrjen e “Hanuman” vjen në një kohë kur transporti detar i naftës ruse dhe përdorimi i flotave të ashtuquajtura “hije” mbeten nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm

Si ia morën Shqipërisë, gjysmën e trojeve pas 34 vjetësh luftë për liri!


