Edhe sot protesta në Shqipëri, gjimnazistët në Kamëz bojkotojnë mësimin dhe dalin në rrugë
AutoktonPublikuar më 15.10.2026Përditësuar më 15.10.2026Lexim prej 1 minutash

Shkëndija e parë e protestës së sotme vjen nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në protestë.
Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën, ashtu siç ndodhi edhe dy ditë më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë.
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen në vijim të protestave të të rinjve, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Reklamë
Artikuj të ngjashëm


Shqipëri
Reagon kryeministri Rama, ajo që thotë revolton edhe më shumë studentët
Lexim prej 1 minutash


Reklamë