Erjon Vishkulli ndan një mesazh nga spitali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Erjon Vishkulli, ka publikuar së fundmi një foto në InstaStory nga shtrati i spitalit, duke shqetësuar ndjekësit e tij.
Në foton e publikuar, ai shihet i shtrirë në një krevat spitali, me një fashë mbrojtëse mbi syrin e tij të majtë dhe në njërën dorë. Pavarësisht situatës shëndetësore, Vishkulli ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, duke treguar qëndrueshmëri dhe optimizëm.
Krahas fotos, ai ka bashkangjitur një mesazh besimi:

Postimi është shoqëruar edhe me emoji të duarve të lutjes, flamurit kombëtar shqiptar dhe një zemre të kuqe. Edhe pse nuk ka zbuluar detaje specifike rreth shkakut të ndërhyrjes apo gjendjes së tij, mesazhi i tij ka përcjellë shpresë për një shërim të shpejtë.
Erjon Vishkulli u plagos rëndë në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua në spital, ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale duke përcjellë një mesazh shprese dhe besimi.
Artikuj të ngjashëm

Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin


