“Është birësuar nga një çift grek”/ Deklarata e fortë e avokatit: Bleona Mata ndodhet në një vend të BE-së! Do takohet me nënën

Bleona Mata, vogëlushja që u zhduk thuajse 16 vite më parë, dyshohet se më në fund mund të jetë gjetur.
Lajmin e ka dhënë avokati Alban Duraj, gjatë një interviste në “Top News”, ku u shpreh se familja e Bleonës dyshon që ajo mund të jetë në një nga vendet e Bashkimit Europian, ku jeton me një çift grek që e ka birësuar.
Avokati shton se Bukurie Mata i ka treguar se pritet që së shpejti të takohet me Bleonën.
“Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë rast. Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.
Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do ta lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje.”- tha avokati.



