Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Marin Mema i përgjigjet kritikave për statujën e Teutës: Ngrihu nga divani dhe bëj diçka! Mos hidh baltë se të bie kokës

AutoktonPublikuar më 21.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 2 minutash

Gazetari Marin Mema i është përgjigjur kritikëve për vendosjen e statujës së Mbretëreshës ilire Teuta, një monument 6 metra i lartë i ngritur në ballkonin panoramik të Shëngjinit.

Mema tha se kritikat ndaj figurës së Teutës vijnë për shkak të referencave nga autori i oborrit romak Polibi, i cili ka shkruar me frymë jo pozitive për të gjithë mbretërit dhe gjeneralët ilirë.

Ai tha se kritikat i mirëpret, por i ftoi njerëzit e fushës të "ngrihen nga divani" dhe të bëjnë diçka vetë përpara se të hedhin baltë ndaj punës së të tjerëve.

"Në fakt, nëse ne marrim për referencë një autor që ka shkruar negativisht, një autor oborri romak. është një autor që shkruan në kontekstin e inateve dhe problemeve që kishte të vetat me ilirët. Por në ndërkohë, kritikë të tillë përdorin këtë autor, Polibin, vetëm për Teutën, por nëse do t'i shkojmë deri në fund, përdore Polibin edhe për mbretërit e tjerë ilirë. Ky është një fakt, unë sigurisht jam i prirur që të shtyjë të gjithë njerëzit, kryesisht ata që janë të fushës, që të bëjnë më mirë, të propozojnë diçka tjetër, unë jami pari që do e mbështes. Jam i pari që do them, hajde bëjmë diçka më të mirë, diçka më cilësore. Unë mirëpres edhe kritikat, sepse kritikat e çojën para një shoqëri. Kritikat, jo balta, mllefi dhe inati. Shpesh iniciativat janë krijuar për shkak të një grupi të tillë të vogël që krijohet kot pa lidhje.

Problemi më i madh është se përbaltja e figurave vjen nga vetë ne. Ngrihu nga divani nëse je i fushës, dhe bëj diçka, mos u merr me paragjykime. Mos luaj me baltë, se kur luan me baltë me projekte të mira, e hedh lart dhe të bie në fytyrë. Unë e mirëpres çdo kritikë të shëndetshme. Kemi nevojë për më shumë monumente sesa beton. Ky nuk është monumenti ynë i parë, ndaj unë them pse u shqetësuan këta njerëz? Nuk u shqetësuan kur u vendos busti i Mitsotakis në Dropull, nuk u shqetësuan kur u vendos busti i Vasil Shahinit, vrasës shqiptarësh, nuk u shqetësuan kur u vendos busti i Thimjo Lolit, vrasës shqiptarësh në jug dhe Çamëri. Shqetësohen kur vendoset një vlerë, jo kur shkatërrohen monumente. 99% e shqiptarëve janë pro, ai një për qindëshi, unë nuk i përgjigjem me baltë, por me dritë", deklaroi Mema në "Wake Up".

Artikuj të ngjashëm