Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Gazetari Klevin Muka mbetet i dëmtuar rëndë gjatë protestës (Foto)

AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari Klevin Muka ka raportuar se ka pësuar dëmtime në lëkurë gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, ku ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të raportuar nga terreni.

Në një fotografi të publikuar pas ngjarjes, Muka shfaqet me skuqje të fortë në një pjesë të konsiderueshme të shpinës dhe shpatullave. Gazetari e ka lidhur dëmtimin me ujin e përdorur nga autoboti i policisë gjatë protestës.

Duke folur për gjendjen e tij, ai është shprehur se ndihet më mirë, por ka paralajmëruar qytetarët dhe kolegët gazetarë të tregojnë kujdes.

Reklamë

“Jam më mirë. I sugjeroj të gjithëve që, nëse digjen në mënyrë të tillë, të ruhen nga autoboti me ujë. Pres që të bëhem mirë dhe do dal sërish në terren për të raportuar”, është shprehur Muka.

Gazetari ka treguar gjithashtu se çfarë këshillash ka marrë pas dëmtimit, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për përbërjen e ujit të përdorur nga policia.

“Ambulanca më ka thënë të pi një paracetamol dhe të lahem me ujë të rrjedhshëm. Nuk e di çfarë solucioni ka pasur autoboti me ujë”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht asaj që ka përjetuar, Muka ka bërë të ditur se synon t’i rikthehet raportimit në terren sapo gjendja e tij të përmirësohet.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë