Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës, shoqatat kërkojnë sqarime nga policia

AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 1 minutash

Tre gazetarë janë raportuar të lënduar gjatë mbulimit të protestës së sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për Klevin Mukën të News24, Ardit Hoxhën të Euronews Albania dhe Freard Ristën e emisionit “Piranjat”.

Sipas Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Klevin Muka pësoi acarim të dukshëm të lëkurës, me tipare të një djegieje të shkallës së parë, pasi u lag nga uji i lëshuar prej autobotit të policisë gjatë raportimit.

Shoqata kërkon një shpjegim zyrtar dhe transparencë mbi përbërjen e lëndës së hedhur nga autoboti, si dhe të gazit lotsjellës, pas raportimeve për simptoma lëndimi te gazetarët dhe protestuesit.

Reklamë

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) njoftoi se, sipas informacioneve të raportuara pranë tij, gazetari Ardit Hoxha është goditur me plumb gome nga Policia e Shtetit. Në një incident tjetër, Freard Rista është goditur me gurë të hedhur nga protestuesit.

AGSH kërkon që policia të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit ndaj Hoxhës dhe të garantojë një hetim efektiv për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Sipas asociacionit, këto incidente e çojnë në 45 numrin e rasteve të dokumentuara ose të raportuara pranë tij gjatë periudhës 13–24 tetor, përfshirë dhunën fizike, kërcënimet, pengimin e raportimit dhe sulmet verbale ndaj mediave.

“Transparenca e Policisë së Shtetit është detyrim, jo zgjedhje. Cenimi i sigurisë së medias cenon të drejtën e publikut për t’u informuar”, thekson Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë