Grida Duma: Kujt i shërben dalja e videove me “pullë të kuqe”? Po i japin cirk popullit që të harrohet

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Top Story”, u trajtua ngjarja e ndodhur gjatë orëve të fundit, ku një numër videosh intime të vajzave të njohura të ekranit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në hapje të emisionit drejtuesja e emisionit, Grida Duma, e vendosi ngjarjen në një kontekst më të gjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi vëmendjen që këto raste marrin në momente kur në vend po zhvillohen debate dhe përplasje të forta politike.
Sipas saj, shoqëria shqiptare shpesh tërhiqet nga skandalet që lidhen me jetën private dhe moralin, duke lënë në hije çështje të tjera me rëndësi publike.
“Disa rastësi thuhen janë një ligësi. Është krejt e rastësishme kur skandalet në politikë janë në majën më të lartë, ndodh një tjetër hedhje në treg e një vëmendje që tejkalon të gjitha, se lidhet me moralin. Populli shqiptar ka një thënie sa i përket jetës dhe ikjes nga jeta në vdekje: të gjithë do ikim një ditë, por e rëndësishme është të ikim me nder.
Po ashtu gjendet një mençuri tjetër popullore që thotë: më e keqe se vdekja është turpi. Është e vërtetë që në të gjitha kohërat një gjë ka qenë e sigurt: jemi popullit shoë dhe do i harrojë të gjitha, riskun e pushtetit, dhe ai do të harrojë të gjitha të tjerat që janë risku, rreziku i pushtetit, mbipushtetit, korrupsionit dhe i nënshtrimit të tij.
Jepi populli harenën, gladiatorët dhe me atë shoë ka shumë mundësi që kapaku i pusetës të mbyllet dhe atë që është nën dhe mos e shohin ata që po linçojnë të tjerët”, tha Duma.



