Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Gruaja e Olldashit në protestë, deklarata e saj po merr gjithë vëmendjen

AutoktonPublikuar më 15.10.2026Përditësuar më 15.10.2026Lexim prej 1 minutash

Enkelejda Olldashi, bashkëshortja e politikanit të ndjerë Sokol Olldashi, i është bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, ku ka folur për pakënaqësitë e të rinjve dhe përgjegjësinë e klasës politike shqiptare.

Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, pedagogia u ndal edhe te figura e bashkëshortit të saj, duke u shprehur se shumë gjëra mund të kishin qenë ndryshe në Partinë Demokratike nëse ai do të ishte ende gjallë.

“Shumë gjëra mund të ishin ndryshe te forca politike ku ai ishte pjesë”, deklaroi Olldashi.

Reklamë

Megjithatë, ajo theksoi se pakënaqësia e studentëve nuk duhet parë vetëm si reagim ndaj qeverisë aktuale, pasi, sipas saj, përgjegjësia shtrihet te e gjithë klasa politike që ka drejtuar vendin gjatë dekadave të fundit.

“Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie, por e gjithë establishmentit që nga ’91 deri tani. Kjo revoltë, ne jemi kundër shkatërrimit, por është një revoltë e akumuluar që veshët e të gjithë politikanëve të të gjitha ngjyrave duhet ta dëgjojnë”, u shpreh ajo.

E pyetur për bojkotin e studentëve, Olldashi sqaroi se pedagogët nuk i nxisin ata të ndërpresin mësimin, por respektojnë vendimin e tyre për të protestuar.

“Bojkoti është një sjellje vullnetare e studentëve dhe askush nga pedagogët nuk e stimulon atë, por ne e respektojmë. Kur studentët nuk janë në auditor, ne duhet të jemi aty ku janë studentët dhe ne jemi aty”, tha pedagogia.

Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik më 20 nëntor 2013, ishte një nga figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike. Ai kishte qenë deputet, anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërsa në korrik të vitit 2013 kishte kandiduar për drejtimin e partisë përballë Lulzim Bashës.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë