Dalin pamjet/ Policia po përdor armë të rënda ndaj studentëve protestues: “Janë v**jeprurëse”

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka ngritur shqetësime lidhur me mjetet që dyshohet se janë përdorur nga efektivët e Policisë gjatë protestave të fundit në Tiranë.
Azmer Duleviç, përmes një postimi në Instagram, ka publikuar fotografinë e një kablloje të trashë, duke pretenduar se mjete të tilla po përdoren nga policia për të goditur protestuesit.
“Kjo është kriminale! Po si more përdorni kabllo alumini me S=70mm² si shkop gome! Po a e dini që forca goditëse e kësaj kablloje ta çan kafkën?”, shkruan ai në reagimin e tij.

Në fotografi shihet një objekt i zi, me një prerje tërthore ku duken përçues metalikë, i mbajtur nga një person me dorezë.
Duleviç pretendon se bëhet fjalë për një kabllo elektrike me seksion 70 mm², e cila, sipas tij, mund të shkaktojë dëmtime serioze nëse përdoret për goditje.
Artikuj të ngjashëm

Gruaja e Olldashit në protestë, deklarata e saj po merr gjithë vëmendjen


