'Nuk ishte rastësi', gazetari: Ja si u njoh Vlora Hysenin me Agasin

Gazetari Artan Hoxha dha më shumë detaje nga skandali me SHISH dhe Vlora Hysenin në një emision televiziv.
Ai u shpreh se Hyseni dhe ERgys Agasi ishin njohur në kryeministri ku kanë punuar si këshilltarë të Ramës në të njëjtën periudhë.
Më pas, të dy Rama i parapërgatit, Hysenin pë kreun e SHISH dhe Agasin si “koordinator” të krimit.
Artan Hoxha: Cili është dëmi që ka bërë? Ka prishur strukturën e drejtimit të shërbimit informativ. Ajo në Kosovë, u propozua nga kryeministri Haradinaj si nëndrejtore e AKI. Ishte nr.2. nga dhjetori 2020 në prill 2021 ishte nëndrejtore. Kur vjen Kurti dhe Osmani e lirojnë nga detyra. 2 muaj më prapa dha dorëheqjen. Largohet nga Kosova dhe vjen në Shqipëri. Ajo ka marrë pasaportë në 2016 me dekret të presidentit Bujar Nishani. Si e mori se ishte agjente e Republikën e Kosovës.
Si përfitoi? Nga shërbimi sekret i Kosovës ka ardhur një listë që të pajisen me shtetësi shqiptare. Kjo nuk ka banuar në Shqipëri. Si e përfitoi? Ka qenë e regjistruar në një banesë fiktive sikur banonte? E përfitoi fiktivisht. Duke patur pasaportën, kryeministri Rama e merr si këshilltare. E kalon në këshilltare me shërbimin informativ. E parapërgatit. E larguar nga Kosova kur erdhi një kryeministër që nuk i ka marrëdhëniet mirë me kryeministrin tonë. Duke ardhur në Tiranë ka ardhur me vete me gjithë3 hard diskun që kishte në Kosovë.
Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi të dy të deleguar në kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator. Rama ka rënë dakord që këto propozime ti ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit. A e dini që SHISH në momentin që shkoi Vlora Hyseni nuk kemi nëndrejtor.
Artikuj të ngjashëm



