Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Pas arrestimit, SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit, ku e kishte fshehur

AutoktonPublikuar më 27.8.2026Përditësuar më 27.8.2026Lexim prej 1 minutash

Një tjetër pasuri e biznesmenit Ergys Agasit ka përfunduar nën sekuestro.

Bëhet fjalë për një automjet luksoz tip Land Rover Defender, i cili është gjetur i fshehur në garazhin e një vile në kompleksin “Equos Resort”.

Makina është sekuestruar nga SPAK pas arrestimit të biznesmenit, i cili prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Agasi u arrestua një ditë më parë në zonën e Plepave, në Durrës, gjatë një operacioni të përbashkët të strukturave të Policisë, BKH-së dhe SPAK-ut. Në momentin e arrestimit, ai udhëtonte me një automjet së bashku me Uljan Shpatarakun, i cili u vu gjithashtu në pranga.

Arrestimi i Agasit lidhet me hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t dhe procedurat e prokurimeve publike. Ai ishte regjistruar si person nën hetim në dhjetor të vitit 2025 dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Artikuj të ngjashëm