Tritoli në makinë i mori jetën, objektiv ishte vetë Beqir Devolli? Nofka “Hundëderri” dhe e shkuara e errët në Greqi

Beqir Devolli nuk mundi t’i mbijetonte plagëve pas atentatit me tritol të mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër. Makina Benz që ai drejtonte shpërtheu në ecje, ndërsa 48-vjeçari humbi jetën në autoambulancë rrugës duke u dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shekulli ka siguruar edhe foton e viktimës, 48-vjeçarit Beqir Devolli.
Mësohet se ai njihej në “Qytetin e Gurtë” me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se vetë Devolli mund të ketë qenë shënjestër e këtij atentati, për shkak të të shkuarës së errët që 48-vjeçari ka pasur në Greqi. Nuk përjashtohet që atentati të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Pasagjeri që ndodhej bashkë me Devollin në makinë, Rigers Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia fillimisht dyshoi se Rigers Mela ka qenë shënjestër e atentatit, kjo pasi një vit më parë atij i dogjën mjetin “Range Rover”.
Artikuj të ngjashëm

Dalin statistikat, ja për cilat vese shpenzojnë më shumë familjet shqiptare


