Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

AutoktonPublikuar më 12.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë Shkodër, në zonën e njohur si “Pallati i Kinezëve”.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Paraprakisht bëhet me dije se janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit, si dhe për të identifikuar autorët.

Artikuj të ngjashëm