Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Videot in’time në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

AutoktonPublikuar më 2.10.2026Përditësuar më 2.10.2026Lexim prej 1 minutash

Adrian Hila ka deklaruar para policisë se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar që instalimi i tyre të ketë pasur si qëllim regjistrimin e momenteve intime.

Gjatë dëshmisë, Hila ka shpjeguar se kamerat ishin vendosur për arsye sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku ai banonte.

Sipas deklarimit të tij, instalimi i kamerave është bërë në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Hila ka pohuar se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me qëllim mbrojtjen e pronës. Ai ka pretenduar gjithashtu se pajisjet nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Në lidhje me publikimin dhe qarkullimin e videove, Hila ka deklaruar se është vënë në dijeni për ngjarjen nga miqtë e tij.

Mbetet ende për t'u përcaktuar se në çfarë mënyre janë regjistruar, siguruar dhe më pas publikuar materialet që kanë përfunduar në qarkullim publik.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë origjinën e pamjeve, mënyrën se si janë siguruar dhe personin ose personat përgjegjës për publikimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm