“Zoti bën mrekulli”, Erjon Vishkulli publikon pamjet nga spitali në Itali pas operacionit që i shpëtoi syrin

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës studentore të 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që arriti t’i shpëtonte syrin.
“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu në mesazhin e publikuar pas operacionit, shoqëruar me një foto të tij në shtratin e spitalit pas ndërhyrjes delikate.

Operacioni përfundoi me sukses, por ende nuk ka një konfirmim për rikthimin e plotë të shikimit. Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës kombëtare të studentëve, të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, gjatë një përplasje me policinë. Ai u godit në syrin e majtë nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale.
Për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, 28-vjeçari u dërgua më pas në Itali. Më 25 tetor, ai bëri të ditur se kishte mbërritur në Romë, ku do të trajtohej nga specialistë për të tentuar shpëtimin e shikimit.
Ndërhyrja e planifikuar fillimisht u ndërpre për shkak të një hemorragjie të shfaqur gjatë operacionit, duke bërë që procedura të shtyhej për një moment të mëvonshëm.
Artikuj të ngjashëm

Pas nënës së tij, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Dy ditë pas këtij postimi, Erion Veliajn e largojnë nga burgu i Durrësit

