Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Dy ditë pas këtij postimi, Erion Veliajn e largojnë nga burgu i Durrësit

AutoktonPublikuar më 28.10.2026Përditësuar më 28.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është tranferuar nga burgu i Durrësi në atë të Fierit.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës.

Tranferimi u bë dy ditë pasi Veliaj publikoi nje status në rrjetet sociale, ku shprehu mbështetjen për protestat studentore.

Reklamë

Mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.

Çfarë postoi Veliaj?

Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi për humbjen në zgjedhje të Aleksandër Vuçiç, por duke i dhënë edhe një mesazhi Edi Ramës për protestat studentore.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkroi Veliaj.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë