Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Amarildo Bakaj pranon hapur sfidën për t’u përballur me Drilon Ramën

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Amarildo Bakaj ka pranuar sfidën për t’u përballur në ring me Drilon Ramën.

Është vetë boksieri shqiptar i cili ka zgjedhur të mbajë një reagim publik në profilin e tij në Instagram, ku nuk mungojnë as “thumbet” ndaj Ramës, si në foton kryesore të përzgjedhur, po ashtu edhe fjalët e shprehura.

Në foto shfaqet Bakaj me posturën e “mbretit”, ndërsa mban të lidhur me qafore pikërisht , foto sigurisht e gjeneruar me Inteligjencën Artificiale, por mjaftueshëm për të ndezur rivalitetin mes dy boksierëve.

“Vetë e kërkoi këtë ndeshje, kështu që tani ka ardhur koha të mbushi çantat dhe të heqim qafe edhe një zagar!”, shkruan mes rreshtave Bakaj.

Ajo çfarë mbetet është vetëm firma e Drilon Ramës për ta bërë edhe zyrtare këtë sfidë.

Duhet thënë se rivaliteti i tyre ka nisur prej javësh në distancë, ku ishte vetë Rama që e kërkoi këtë përballje, ndërsa Bakaj zgjodhi që fillimisht ta injoronte këtë duel, me idenë se nuk do të kishte dëshirë të luftonte me shqiptar në ring.

Artikuj të ngjashëm