Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Jokanoviqi ka një plan për Xherdan Shaqirin! Ja cili

AutoktonPublikuar më 10.10.2026Përditësuar më 10.10.2026Lexim prej 2 minutash

Trajneri i ri i Baselit, Sllavisha Jokanoviq, synon ta bëjë figurën qendrore të skuadrës.

Para ndeshjes së tij të parë në Vaduz, trajneri serb thekson se ekipi duhet të përmirësohet dukshëm në mbrojtje, pas humbjes 3:7 në ndeshjen miqësore kundër Winterthurit.

“Ka trajnerë që, sapo marrin drejtimin e një skuadre të re, vendosin menjëherë të largojnë nga formacioni një futbollist me përvojë dhe merita të mëdha. Por ka edhe të tillë që veprojnë krejtësisht ndryshe.

Sllavisha Jokanoviq i përket grupit të dytë.

Gjatë prezantimit zyrtar, dy javë më parë, trajneri i ri i Baselit deklaroi se klubi nuk është aq shumë i tij, sa është i Xherdan Shaqirit:, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Pas humbjes 3:7 në miqësoren kundër Winterthurit, trajneri serb e përforcoi edhe më shumë vlerësimin e tij për futbollistin shqiptar.

“Shaqiri është lojtari i vetëm në skuadër që e ka dëshmuar tashmë cilësinë e tij gjatë karrierës“, deklaroi Jokanoviq.

Ndryshe nga ish-trajneri Shtefan Lihtshtajner, 42 vjeç, i cili nuk arriti ta përcaktonte plotësisht rolin e Shaqirit në idenë e tij të lojës, pasardhësi i tij duket se e ka të qartë që në fillim se kush është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, Jokanoviq nuk dëshiron që përgjegjësia të bjerë vetëm mbi kapitenin e Baselit.

“Për mua, të 11 futbollistët në fushë janë njësoj të rëndësishëm. Ne nuk varemi vetëm nga Shaqiri“, deklaroi ai para ndeshjes së së dielës në udhëtim kundër Vaduzit.

Pavarësisht kësaj, trajneri i ri i Baselit nuk ka dyshime për rëndësinë e futbollistit shqiptar.

“Shaqiri është lojtari më me përvojë dhe me karrierën më të pasur nga të gjithë këtu. Jam i bindur se do të na ndihmojë“, theksoi Jokanoviq.

Ai pranoi se, sikurse çdo futbollist tjetër, edhe kapiteni i tij ka pikat e forta dhe të dobëta.

“Por ne do të përpiqemi t’i nxjerrim në pah pikat e tij të forta dhe t’i mbulojmë dobësitë“, u shpreh trajneri për organizatorin e lojës së Baselit, i cili të shtunën feston ditëlindjen e tij të 35-të.

Artikuj të ngjashëm