Austria nuk ua lejon flamujt e UÇK-së dhe atë kuq e zi tifozëve dardanë
AutoktonPublikuar më 27.9.2026Përditësuar më 27.9.2026Lexim prej 1 minutash

Interesim i madh i tifozëve shqiptarë është vërejtur pranë hyrjeve të Ernst Happel Stadion në Austri të Vjenës.
Gazeta Insajderi merr vesh se autoritetet austriake po kryejnë kontrolle të rrepta.
Brenda në stadium tifozëve “Dardanë” nuk iu janë lejuar flamujt kuq e zi dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00, e cila do të zhvillohet në Vienë të Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Edhe Kosova edhe Austria grumbulluan tri pikë në ndeshjen paraprake të Ligës së Kombeve.




