Skandal në Beograd/ Serbia nuk heq dorë nga provokimet, harta e Kosovës me flamurin serb në stadium

Provokimet me Kosovën vazhdojnë në stadiumet ku luan Serbia. Këtë herë, skena u përsërit në Beograd, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Holandës.
Në tribunat e stadiumit “Rajko Mitić” u shfaq harta e Kosovës e mbuluar me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”.
Mesazhi politik u ekspozua nga tifozët serbë gjatë ndeshjes, duke rikthyer edhe një herë në stadium çështjen e Kosovës.
Nuk është hera e parë që ndeshjet e Serbisë shoqërohen me mesazhe të tilla nacionaliste. Simbole dhe slogane për Kosovën janë shfaqur edhe në aktivitete të tjera sportive, duke shkaktuar reagime dhe procedura disiplinore në të kaluarën.
Këtë herë gjithçka ndodhi në Beograd, ndërsa Serbia përballej me Holandën në Ligën e Kombeve: futboll në fushë, por në tribuna sërish politikë dhe provokim ndaj Kosovës.



