Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Donjeta Sadiku e pranon medaljen e artë, boksierja serbe nuk del në podium

AutoktonPublikuar më 27.8.2026Përditësuar më 27.8.2026Lexim prej 1 minutash

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka pranuar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pas triumfit të saj në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Menjëherë pas marrjes së medaljes në ceremoninë e organizuar për fitueset, është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës, në një moment të veçantë për boksieren kosovare dhe sportin e Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ka munguar Kristina Kuluhova, boksierja ruse që përfaqëson Serbinë, të cilën Sadiku e kishte mposhtur në finalen e kategorisë së saj.

Sadiku e ka kurorëzuar kështu me medalje të artë një rrugëtim të suksesshëm në Lojërat Mesdhetare.

Ajo e kishte nisur garën me fitore në çerekfinale, ku e kishte mposhtur turken Esmanur Lok me rezultat 4:1.

Më pas, në gjysmëfinale, boksierja kosovare kishte zhvilluar një paraqitje bindëse ndaj grekes Sofia Legaki, duke triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve, 5:0.

Artikuj të ngjashëm