Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Donjeta Sadiku shkatërron boksieren serbe, e detyron të dorëzohet dhe fiton medaljen e artë

AutoktonPublikuar më 27.8.2026Përditësuar më 27.8.2026Lexim prej 1 minutash

Donjeta Sadiku është kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, duke mposhtur boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Sadiku e dominoi meçin dhe në rundin e dytë e detyroi kundërshtaren të dorëzohej, duke siguruar kështu medaljen e artë për Kosovën.

Një triumf spektakolar për Donjetën, e cila nga fillimi deri në fund tregoi forcën dhe superioritetin e saj në ring.

Pas fitores në gjysmëfinale ndaj grekes Sofia Legaki, Sadiku e mbylli turneun në mënyrën më të fuqishme të mundshme – me një fitore në finale ndaj një boksieres nga Serbia dhe me medaljen e artë në qafë.

Artikuj të ngjashëm