Gazetarja me dekolte tërheq vëmendjen gjatë intervistës, videoja bëhet virale (VIDEO)

Një intervistë pas ndeshjes në ligën e dytë të Çekisë është bërë virale në rrjetet sociale, jo për rezultatin e takimit, por për momentin mes trajnerit David Oulehla dhe gazetares Sabina Jakšová.
Gjatë bisedës pas ndeshjes së Usti nad Labem, përdoruesit në rrjetet sociale vunë re përpjekjet e trajnerit 43-vjeçar për të ruajtur përqendrimin te pyetjet, ndërsa kamera fokusonte gazetaren.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në internet, duke gjeneruar mijëra komente dhe batuta nga shikuesit. Shumë prej tyre komentuan mënyrën se si trajneri përpiqej të qëndronte serioz gjatë intervistës.
Intervista u zhvillua pas humbjes së Usti nad Labem ndaj Opava me rezultatin 3:2 në javën e 10-të të ligës së dytë çeke.
Komentet humoristike nuk munguan, me përdoruesit që shkruanin se trajneri “shikonte kudo, vetëm jo te gazetarja”, duke e kthyer momentin në një nga videot më të komentuara të ditës.



