Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Holanda trondit Serbinë në Beograd

AutoktonPublikuar më 27.9.2026Përditësuar më 27.9.2026Lexim prej 1 minutash

Holanda e selektorit Xavi e shkeli Serbinë në Beograd me lojë dhe mori tre pikë të mëdha në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll..

Serbia pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi në Beograd u mposht nga Holanda me rezultat 2:1.

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 30-të, kur Mexx Meerdink realizoi nga penalltia. Serbia reagoi menjëherë pas pushimit. Luka Joviq, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi në minutën e 46-të pas asistimit të Sasha Lukiq.

Megjithatë, Meerdink shënoi edhe një herë në minutën e 69-të, pas asistimit të Guus Til, duke i dhënë Holandës fitoren.

Holanda pati rreth 70 për qind të posedimit të topit dhe regjistroi 22 goditje drejt portës së Serbisë.

Holanda kryeson në Grupin 2 me 4 pikë dhe Serbia është në fund me 0 pikë..

Artikuj të ngjashëm