Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Mjeshtëria e shqiptarit si e Ronaldinhos, mahnit zviceranët!

AutoktonPublikuar më 25.10.2026Përditësuar më 25.10.2026Lexim prej 1 minutash

Lutfi Dalipi do të mbahet mend gjatë për një depërtim spektakolar mes futbollistëve të Servette-s dhe golin që shënoi për Vaduzin.

Në minutën e 77-të, Lutfi Dalipi tregoi mjeshtërinë e tij me topin, duke dribluar në stilin e brazilianit legjendar Ronaldinho.

Dalipi realizoi pas kombinimit me Dejan Gjokiqin, i cili ia pasoi topin me thembër, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Reklamë

Goli i tij mahniti të pranishmit dhe dëshmoi edhe një herë talentin e futbollistit shqiptar.

Megjithatë, Vaduz nuk arriti ta ruante barazimin. Lopes shënoi në minutën e 15-të, ndërsa Kingstone Mutandwa në minutën e 85-të vulosi fitoren e Servette-s me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit zviceran.

Pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, Dalipi pati një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai u aktivizua si titullar dhe u vlerësua me notën 8.6 nga “Sofascore”.

Në këtë edicion të kampionatit zviceran, Dalipi ka shënuar pesë gola, duke qenë një nga futbollistët që po spikat me paraqitjet e tij.

Pas javës së 11-të, Servette renditej në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Vaduz gjendej në pozitën e dhjetë me nëntë pikë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë