Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Muçi rikthehet të bëjë atë që di më mirë, ylli i Kombëtares shënon sërish me Trabzonsporin në Turqi (Video)

AutoktonPublikuar më 10.10.2026Përditësuar më 10.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa ylli i Kombëtares është rikthyer me gol pas grumbullimit me Shqipërinë.

Në sfidën kundër Samsunsporit në kampionat, 25-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 28’.

Pas një topi të marrë në zonë, Muçi goditi me të djathtën duke ndëshkuar portierin kundërshtar.

Ky është goli i dytë për këtë sezon me Trabzonsporin, ndërsa shqiptari numëron edhe tre asiste.

Muçi gjithashtu ishte protagonist edhe me Kombëtaren shqiptare, ku shënoi një gol kundër Bjellorusisë.

Artikuj të ngjashëm