Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Provokuan Republikën e Kosovës, Cërvena Zvezda e pëson rëndë nga UEFA

AutoktonPublikuar më 26.8.2026Përditësuar më 26.8.2026Lexim prej 1 minutash

UEFA ka marrë vendim të rëndë ndaj Cërvena Zvezdës, duke e dënuar klubin serb me një gjobë totale prej 99,500 eurosh për incidentet e shkaktuara nga tifozët gjatë ndeshjes ndaj Viktoria Plzeň.

Sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, një pjesë e konsiderueshme e dënimit lidhet me mesazhet e shfaqura nga tifozet e saj, mbi të gjitha atë të famshmen: “Kosova është Serbi”, por edhe për sjelljen e tifozëve në stadium.

është gjobitur me 50,000 euro për transmetimin e një mesazhi që UEFA e ka cilësuar si të papërshtatshëm për një event sportiv.

Për më tepër, klubi është dënuar me 20,000 euro për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve.

Në vendim janë përfshirë edhe 20,000 euro për bllokimin e korridoreve dhe shkallëve, si dhe 9,500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike.

UEFA ka vendosur gjithashtu një mbyllje të pjesshme të tribunës veriore në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.
Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh, që do të thotë se do të aktivizohet nëse klubi përsërit shkelje të ngjashme gjatë kësaj periudhe.

Vendimi i UEFA-s nuk e përmend me emër në tekstin disiplinor parullën “Kosovo je Srbija”, por është e qartë se në dënimi është lidhur me mesazhet dhe sjelljen e tifozëve të Cërvena Zvezdës karshi Kosovës.

UEFA në vendimin zyrtar përdor formulimet “mesazh i papërshtatshëm për një event sportiv” dhe “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”.

Kjo nuk është hera e parë që Cërvena Zvezda përballet me masa disiplinore nga UEFA për mesazhe të papërshtatshme të tifozëve huliganë.