Finalja e madhe mes boksieres së Kosovës dhe të Serbisë! Ja kush është rivalja

Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku ka siguruar finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadiku zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale, ku mposhti boksieren greke Sofia Legaki, duke dominuar përballjen dhe duke siguruar një vend në finalen për medaljen e artë.
Në finale, Donjetën e pret një përballje e veçantë: Kristina Kuluhova, boksierja që përfaqëson Serbinë. Kuluhova është me origjinë ruse, por garon nën flamurin serb.
Finalja do të zhvillohet nesër, më 27 gusht, dhe pritet të jetë një nga përballjet më të rëndësishme për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare.
Donjeta Sadiku tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.
