Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Qëndresa Ibrahimi nënkampione e Evropës në sportet Iuftarake

AutoktonPublikuar më 11.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Karateistja kosovare, Qëndresa Ibrahimi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin e Sporteve Luftarake të EUSA-s.

Ibrahimi zhvilloi një garë të shkëlqyer në kategorinë kumite -55 kilogramë, duke regjistruar katër fitore radhazi ndaj karateisteve nga Portugalia, Sllovakia, Turqia dhe Kroacia.

Këto rezultate e dërguan atë në finale, ku u përball me turken Buse Kiliç.

Pavarësisht humbjes në sfidën për medaljen e artë, Qëndresa Ibrahimi u shpall nënkampione, duke i siguruar Kosovës një medalje të argjendtë në këtë kampionat./KosovaPress

Artikuj të ngjashëm