Mediumi i njohur gjerman befason për talentin që iu bashkua Kosovës

Gazeta ‘Bild’ ka shkruar sot për marrjen e pasaportës të Erblin Osmanit nga shteti i Kosovës.
Gazeta gjermane druan se “pancerët” do të humbasin një talent të madh futbolli.
“A do ta sigurojë Kosova talentin e mesfushës pas ngritjes së tij marramendëse te Bayern Munih?
Kjo do të ishte një goditje e hidhur për Federatën Gjermane të Futbollit, pasi lojtari i lindur në Munih konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të grupmoshës së vitit 2009 në Gjermani.
Trajneri, fitues i dyfishtë i trofeve, Vincent Kompany (40), e kishte vënë Osmanin në stërvitje rregullisht me ekipin e parë në muajt e fundit dhe i dha atij debutimin në Bundesligë më 21 mars në fitoren 4-0 kundër Union Berlin.
Në korrik, mesfushori mbrojtës (pesë paraqitje U19 këtë sezon, një gol, dy asiste) nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2029, e cila do të shndërrohet automatikisht në një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç më 19 maj 2027” shkruan “Bild”.
Sipas gazetës gjermane, as vetë lojtari dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm



