Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Historia e pilotit indian që shpëtoi avionin që po shkonte nga Dubai në Tel Aviv

AutoktonPublikuar më 1.10.2026Përditësuar më 1.10.2026Lexim prej 1 minutash

Më 30 shtator, një fluturim i flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit u përfshi në një situatë dramatike, pasi bashkëpiloti dyshohet se sulmoi dhe theri komandantin e avionit në mes të fluturimit.

Boeing 737, me 174 persona në bord, pësoi një zbritje të menjëhershme prej mijëra metrash, ndërsa pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit ndërhynë për ta neutralizuar sulmuesin. Avioni u devijua dhe bëri ulje emergjente në Tabuk të Arabisë Saudite, shkruan Reuters.

Në qendër të ngjarjes ishte kapiteni indian Smit Machchhar, i cili, megjithëse ishte plagosur rëndë, arriti të aktivizonte mekanizmin për hapjen e derës së kabinës. Kjo u mundësoi pasagjerëve dhe ekuipazhit të hynin në kabinë dhe të ndalonin bashkëpilotit.

Dy pilotë të tjerë të flydubai, të cilët udhëtonin si pasagjerë, ndihmuan më pas në uljen e sigurt të avionit. Machchhar, me rreth 9,750 orë fluturimi gjatë një karriere 15-vjeçare, po trajtohet në një spital në Arabinë Saudite. 

Historia e tij është po aq e veçantë: para se të bëhej pilot, Machchhar kishte studiuar inxhinieri tekstili dhe planifikonte të vazhdonte biznesin familjar. Në moshën 19-vjeçare zbuloi pasionin për aviacionin, u trajnuar në Zelandën e Re dhe më pas punoi për 11 vjet në SpiceJet, përpara se t’i bashkohej flydubai në vitin 2022. Pas ngjarjes, kryeministri indian Narendra Modi dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kanë cilësuar atë hero për veprimet e tij dhe për rolin në shmangien e një tragjedie të mundshme.

Artikuj të ngjashëm