Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Pamje: Pasagjerët duartrokasin nga gëzimi pas aterrimit në aeroplanin ku piloti e theri kolegun

AutoktonPublikuar më 1.10.2026Përditësuar më 1.10.2026Lexim prej 1 minutash

Në një video që po qarkullon në internet, shihen pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Flydubai” duke festuar pasi aterruan në Aeroportin “Tabuk” të Arabisë Saudite, pas një incidenti ku piloti e theri kolegun e tij gjatë fluturimit.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara drejt Tel-Avivit të Izraelit.

Fluturimit iu ndryshua destinacioni pas incidentit të dhunshëm mes pilotëve.

Zyrtarët izraelitë thonë se mund të bëhet fjalë për sulm terrorist në tentativë, raporton televizioni CNN.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se piloti që e theri kolegun është arrestuar.

Artikuj të ngjashëm