Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik të forcojnë unitetin mes myslimanëve dhe të identifikojnë atë që ai e cilësoi si “armikun e tyre të vërtetë”.
Apeli u bë përmes një mesazhi të publikuar të dielën në rrjetet sociale, me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed.
Duke iu drejtuar drejtuesve të vendeve të Gjirit, Khamenei kërkoi prej tyre të kuptojnë, sipas tij, planet e përballjes me një armik të përbashkët. Ai nuk dha detaje se cilit shtet, grup apo aktor i referohej.
Në mesazhin e tij, udhëheqësi iranian vuri theksin te bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë mes vendeve myslimane përballë kundërshtarëve.
Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa zhvillimet rajonale dhe raportet mes Iranit dhe vendeve arabe të Gjirit mbeten në fokus.



