Media amerikane “Axios”: Kreu i CIA u propozoi rusëve një takim trepalësh midis Trump, Putin dhe Zelensky

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe propozoi një takim trepalësh midis Donald Trump, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Moskë të martën, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
Vizita e Ratcliffe, raporton Axios , kishte për qëllim të shihte nëse shefat e inteligjencës ruse mund të ndihmonin Putinin të bindej për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja me Ukrainën, thanë burimet.
Megjithatë, Trump tha se vizita e Ratcliffe ishte “rutinë” dhe nuk kishte për qëllim të paralajmëronte Rusinë kundër sulmit ndaj territorit të NATO-s.
Në Moskë, Ratcliffe u takua me homologët e tij rusë, kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR, Sergei Naryshkin, dhe drejtorin e FSB-së, Alexander Bortnikov.
Të premten, zyrtarët amerikanë e informuan Zelensky-n mbi bisedimet e Ratcliffe në Moskë dhe propozimin për një samit trepalësh.
Administrata Trump e kishte propozuar idenë më parë. Zelensky u pajtua, por Putin e hodhi poshtë.
Kjo ishte hera e parë që Ratcliffe ishte përfshirë personalisht në një përpjekje diplomatike për të arritur një përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës.



