Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Pas marrëveshjes me Putinin, Trumpi njofton se çmimi i naftës do të bjerë shpejt

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Presidenti amerikan, , ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë që e cilësoi si shumë të suksesshme me presidentin rus, , gjatë së cilës, sipas tij, është arritur marrëveshje për dërgimin e sasive të mëdha të naftës ruse dizel në tregjet amerikane dhe ato botërore.

Në një postim të premten në rrjetin e tij social, Truth Social, Trumpi ka thënë se Rusia do të dërgojë menjëherë më shumë se 300 mijë tonë naftë dizel. Sipas tij, 500 mijë tonë të tjera do të dërgohen gjatë nëntorit, pasuar nga një milion tonë të tjerë. Ai shtoi se, varësisht nga gjendja e rafinerive ruse, në një periudhë të shkurtër mund të dërgohen edhe tre milionë tonë.

Trump pretendoi se kontrolli i plotë amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit, së bashku me njoftimin për furnizimet ruse me energji, do të bëjë që çmimi i dizelit të bjerë shpejt në SHBA dhe në tregjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se ulja e çmimeve për amerikanët, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe shoferët e kamionëve, është ndër prioritetet e tij kryesore.

Në fund të postimit, Trump përsëriti qëndrimin se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Artikuj të ngjashëm