Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Pse SHBA i zhvendosi të gjithë bombarduesit nga Britania?

AutoktonPublikuar më 5.10.2026Përditësuar më 5.10.2026Lexim prej 1 minutash

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr nga Britania e Madhe të gjithë bombarduesit amerikanë me rreze të gjatë veprimi që ishin dislokuar në bazën RAF Fairford, duke i rikthyer në bazat e tyre në SHBA. Sipas CNN, vendimi është marrë pas një kërcënimi të ri, të cilin një zyrtar amerikan e ka përshkruar si një “incident të botës reale”.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet britanike arrestuan disa persona në lidhje me një komplot të dyshuar iranian për të goditur bazën ku ishin vendosur bombarduesit amerikanë. Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka pranuar të komentojë mbi zhvendosjen e avionëve.

RAF Fairford ka shërbyer si bazë për bombarduesit amerikanë B-1 të përfshirë në operacionet kundër Iranit dhe është një pikë operative e Komandës Globale të Sulmeve të SHBA-së. Sipas analistit të CNN, Alex Plitsas, në bazë mund të kenë qenë të dislokuar disa dhjetëra bombardues.

Sipas CNN, vendimi për të larguar të gjithë avionët dhe për t’i rikthyer në SHBA është i pazakontë, pasi në raste të tilla bombarduesit zakonisht zhvendosen në një tjetër bazë në rajon. Plitsas tha se kjo lëvizje tregon për nivelin e besueshmërisë dhe seriozitetin e kërcënimit ndaj bazës britanike.

Artikuj të ngjashëm