Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Video/ Bashkëshortja e Vance pengohet teksa zbret nga helikopteri me foshnjën në krahë, asnjë nga ushtarët nuk e ndihmon

AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

Usha Vance, bashkëshortja e  zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, është përfshirë në një incident që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. 

Vance u pengua teksa po zbriste shkallët e helikopterit që po e transportonte drejt bazës ushtarake “Andrews”, teksa në krahë mbante djalin e saj të porsalindur, Alec. Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara arriti të kapet pas kangjellave dhe shmangu rrëzimin. Ajo nuk pësoi dëmtime, ndërsa foshnja ishte në transportuesin e saj. 

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se asnjë nga katër ushtarët që ndodheshin pranë shkallëve nuk ndërhyri për ta ndihmuar Usha Vance apo djalin e saj. Pak çaste më vonë, nga i njëjti helikopter zbriti edhe J.D. Vance, i cili mbante në krahë vajzën e tyre katërvjeçare, Mirabelle.

Familja Vance do të vizitojë Alaskën, në kuadër të angazhimeve të zëvendëspresidentit për të mbështetur fushatën zgjedhore të senatorit Dan Sullivan. J.D. Vance kishte paralajmëruar se bashkëshortja e tij dhe disa prej fëmijëve do ta shoqëronin në udhëtim, duke theksuar se Alaska është shteti i 50-të që Usha Vance viziton. 

“Siç ndoshta e patë, Usha dhe disa nga fëmijët do të vijnë me ne. Ky është shteti i 50-të i Ushës, kështu që do të marrim me vete një foshnjë nëntë javëshe në një fluturim 7.5-orësh për në Alaska”, tha zëvendëspresidenti amerikan. 

Ai shtoi me humor se nëse do të dukej “i stresuar dhe i shqetësuar” gjatë fjalimit të tij, arsyeja do të ishte udhëtimi me foshnjën. 

Alec, fëmija i katërt i çiftit, lindi më 19 korrik në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed në Maryland. Sipas tekstit, ai është fëmija i parë i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë që prej vitit 1870.

Artikuj të ngjashëm