Kalo te përmbajtja / Skip to content
Diasporë

Madhështore në Bernë të Zvicrës: Tetë vajza shqiptare nga e njëjta klasë diplomojnë së bashku

AutoktonPublikuar më 25.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Tetë vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova kanë shënuar një sukses të veçantë në Bernë të Zvicrës, duke diplomuar nga e njëjta klasë. Shoqe gjatë rrugëtimit të tyre arsimor, ato kanë kurorëzuar përpjekjet shumëvjeçare me diplomim, duke sjellë krenari për familjet dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

Vajzat kanë ndjekur drejtime të ndryshme profesionale, përfshirë mjekësinë, higjienën dentare, burimet njerëzore dhe studimet e larta.

Ndonëse secila po vazhdon rrugën e saj profesionale, ato i bashkon miqësia, klasa ku kanë studiuar së bashku dhe prejardhja shqiptare.

Në fotografinë e diplomimit janë Bleona M., Seade D., Ilire G., Sabina G., Diellza Z., Gentijana B., Emenda K. dhe Nora T. Suksesi i tyre është një tjetër shembull i të rinjve shqiptarë në diasporë që, përmes shkollimit dhe punës, po ndërtojnë të ardhmen e tyre në Zvicër.

Artikuj të ngjashëm