Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Aksion i madh në veri të Kosovës, nëntë të arrestuar për krime lufte, operacioni lidhet me “Grupin e intelektualëve”

AutoktonPublikuar më 27.9.2026Përditësuar më 27.9.2026Lexim prej 1 minutash

Nëntë persona janë arrestuar në , nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar .

Sipas njoftimit, , përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitet tjera të specializuara, ka zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit operacionin e koduar “Dosja 23”, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

 Për detajet e tjera lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun kur informacioni të mund të bëhet publik.

Një aksion i Prokurorisë Speciale është duke u zhvilluar në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve për dyshime për krime lufte.

Sipas burimeve, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe në të janë angazhuar edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se operacioni lidhet me hetimet pas gjetjes së varrezave masive në Zubin Potok, ndërsa gjatë aksionit priten disa arrestime.

Bazuar në këto burime, gjatë operacionit po kryhen edhe bastisje në disa lokacione. Qëllimi i tyre është konfiskimi i materialeve dhe dëshmive që dyshohet se lidhen drejtpërdrejt me rastin për të cilin po hetohen personat e përfshirë.

Për momentin, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e personave që pritet të arrestohen apo për lokacionet e sakta ku po zhvillohet operacioni.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa Klankosova.tv është në pritje të përgjigjeve nga Prokuroria Speciale dhe institucionet e sigurisë.

Artikuj të ngjashëm