Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Edita Tahiri kritikon vizitat në SHBA: Alarm për Kosovën dhe Shqipërinë

AutoktonPublikuar më 27.9.2026Përditësuar më 27.9.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-negociatorja Edita Tahiri ka kritikuar vizitat e Albin Kurtit dhe Edi Ramës në SHBA, duke thënë se ata nuk patën takime me zyrtarë të qeverisë amerikane.

Tahiri e cilësoi këtë si “alarm për kombin dhe dy shtetet tona”, duke e lidhur situatën me krizën politike në Kosovë dhe problemet në Shqipëri.

Ajo kritikoi edhe fjalimin e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se nuk foli për Kosovën apo për liderët e UÇK-së.

“Sa më e brishtë gjendja në shtet, aq më e brishtë diplomacia”, shkroi Tahiri.

Postimi i plotë:

Ishin në Amerikë, por nuk patën takime me qeverinë amerikane – as Kurtin, as Edi Ramën nuk i takuan qeveritarët amerikanë. Ky është një alarm për kombin dhe dy shtetet tona. Arsyet dihen, Kosova në kriza politike tash dy vjet e që vazhdojnë, ndërsa Shqipëria në pellgun e korrupsioneve të pandalshme. Ai që pati mundësi të flasë në Asamblenë e Përgjithshme ishte Rama, sepse Shqipëria është anëtare e OKB-së, mirëpo fjalimi i tij u bojkotua nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së. Duke mos pasur çfarë t’i thotë botës për Shqipërinë, Rama iu foli për rëndësinë e inteligjencës artificiale, ndërkohë që debati botëror hapur po shfaq shqetësimet se inteligjenca artificiale po e çon botën drejt apokalipsit.Rama nuk foli as për Kosovën, as për padrejtësinë ndaj liderëve të UÇK-së, së paku e kishim ndier se pati Kosova një zë në OKB.Sa më e brishtë gjendja në shtet, aq më e brishtë diplomacia – kjo u pa në të dyja rastet, edhe Kosova edhe Shqipëria janë në këtë gjendje, fatkeqësisht.

Artikuj të ngjashëm