Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, , i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, duke thënë se “flamuri serb do të valojë në Prizren”.

Hoti në një postim në Facebook ka ndarë një fotografi te busti i babait të tij Ukshin Hoti prej nga i bëri thirrje Daçiqit të vijë në Prizren së bashku me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende.

Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin. Prizreni është Kosovë.

Kosova është Republikë. Dhe etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s!

Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”.

Artikuj të ngjashëm