Kim Mehmeti për Albin Kurtin: I vetmi politikan në Kosovë, ishte pesë hapa para për presidentin
AutoktonPublikuar më 12.10.2026Përditësuar më 12.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kim Mehmeti, analist dhe publicist, ka folur në lidhje me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Në një paraqitje televizive në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, Mehmeti ka lavdëruar Kurtin.
Sipas Mehmetit, Kurti është i vetmi politikan në Kosovë.
“Kosova dhe ndoshta mbarë shqiptaria ka vetëm një politikan, me të cilin unë shumëçka nuk pajtohem. Edhe aty ku unë nuk pajtohem, ai funksionon si politikan. Edhe kur ishte puna e presidentit, ai ishte gjithmonë pesë hapa para tyre” – tha Mehmeti.



